Çfarë të shmangni? 7 rregullat e arta për një gjumë të mirë dhe të qetë

Shëndetësia

Çfarë të shmangni? 7 rregullat e arta për një gjumë të mirë dhe të qetë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

Nëse keni probleme me gjumin ose vuani nga pagjumësia, duhet të kuptoni se ka disa gjëra që ndikojnë. Me siguri disa prej tyre i dini, por do të bënit mirë që t’i fiksonit dhe të mundoheshit t’i shmangnit.

Këto janë 7 gjërat që duhet të keni parasysh për një gjumë të mirë dhe të qetë. Mbani shënime!

- Të shkosh të flesh çdo natë në të njëjtën orë për të evituar shqetësimet.

- Të mos flesh gjatë ditës, sidomos pasdite vonë.

- Thuaj jo përdorimit të smartphone-ëve apo tabletëve në mbrëmje.

- Ta mbash temperaturën optimale të trupit me aktivitet fizik ose me një dush të ngrohtë (pa e ekzagjeruar me gradën).

- Jo kafe në darkë, por e mira do të ishte që ta shmangie edhe pasdite.

- Mos ha rëndë në darkë.

- Thuaj jo alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat