Doni të mos shëndosheni në verë as gjatë pushimeve? Ja 5 rregulla të arta

Shëndetësia

Doni të mos shëndosheni në verë as gjatë pushimeve? Ja 5 rregulla të arta

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Halli më i madh i verës është shtimi i kileve nga sikleti se mos po shëndoshemi shumë se e lëshojmë ca dorën me ushqimet që hamë. Fundja pse jo, me gjithë qejfin e pushimeve. Ama nëse pesha kthehet në në shqetësim për ju, ne po ju listojmë 5 rregullat e arta që nuk janë fare të lehta për t’u zbatuar.

Mos lini asnjë vakt pa ngrënë. Hani tre vakte di zakonisht me racionr të plota e ushqime të stinës. Mes vakteve hani vetëm një ose dy ushqime.

Kompozoni sallata shumëngjyrëshe me perime të freskëta të stinës, të tilla si: tranguj, domate, spinaq etj, shtoni drithëra për shije, madje edhe fruta, të tilla si avokado, manaferrat, agrumet dhe mollët. Proteinat nuk duhet të mungojnë: peshku, vezët, mishi i bardhë, ose perimet (bishtajoret).

Ëmbëlsirat më të mira janë frutat e verës: luleshtrydhet, shalqinjtë, pjepri, kajsitë, qershitë dhe pjeshkët. Konsumojini sa më shumë dhe shmangni ëmbëlsirat që mbajnë aq shumë kalori.

Supat e perimeve të freskëta të verës të bashkuara me drithëra ose bishtajore përfaqësojnë një vakt të lehtë dhe ushqyes që mund ta hani bë darkë ose drekë sipas oreksit. Me favorizimin e vapës keni luksin t’i hani edhe të ftohta.

Dy përbërës të duhen për gatime: vaj ulliri dhe vaj kokosi. Edhe salcat e ndryshme mund t’i bëni me to. Përbërësi sekret i mirëqenies janë pikërisht ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat