Shkencëtarët kanë dalë me të dhëna të jashtëzakonshme mbi shëndetin riprodhues
Shkencëtarët kanë identifikuar pothuajse 300 variacione të gjeneve që ndikojnë në periudhën kur do të ndodhë menopauza.
Ekipi i Universitetit Exeter arriti në përfundimin se këto ndryshime gjenetike mund të parashikojnë afërsisht në cilën periudhë të jetës një gruaje do t’i ndërpriten menstruacionet/
Kjo dëshmi mund të ndihmojë në trajtimin e infertilitetit në të ardhmen, por, gjithashtu, mund të rrisë periudhën riprodhuese në jetën e një gruaje.
Kjo gjithashtu mund të parandalojë zhvillimin e disa tumoreve të lidhura me hormonet – të tilla si tumoret e gjirit ose vezoreve, por edhe zhvillimin e diabetit 2.
“Me njohuritë mbi gjenetikën dhe ndikimin e saj në menopauzë, ekziston mundësia për të parashikuar se cilat gra mund të hyjnë në menopauzë më herët dhe që kanë probleme me shtatzëninë natyrale, “tha bashkautorja e studimit Dr. Catherine Ruth.
Gjatë studimit, u vëzhguan 201,323 gra nga Evropa dhe 80,000 nga Azia Lindore.
Eva Hoffman, bashkëautorja tjetër e studimit, vuri në dukje se këto hulumtime të rëndësishme mund të ndikojnë në procesin e fekondimit in vitro dhe të ndihmojnë trupin e pacientit të reagojë më mirë.