Qepa përveçqë përdoret në kuzhinë, përdoret edhe si bimë shëruese. Si bimë shëruese qepa ka ndikim më të dobët sesa hudhra, por është dëshmuar e mirë si ilaç kundër ftohjes dhe kollitjes te fëmijët.
Për këtë nevojë bëhet një shurup i thjeshtë nga përzierja e qepës së grirë me mjaltë. Për shkak të aftësisë së qepës për nxitje të lëvizjes së mukozës është dëshmuar edhe shumë e dobishme edhe në rastin e bllokimit të sinuseve dhe reduktimin e infektimeve të indeve të frymëmarrjes.
SHURUPI NGA QEPA
I preni 600 gramë qepë dhe i qitni në 1.5 litra ujë. Ua shtoni 60 gramë sheqer dhe 1.2 kilogramë mjaltë. I zini për 3-4 orë dhe për qëndrueshmëri më të gjatë duhet ta qitni në kavanoza të qelqtë.