Urgjentisht shkoni te endokrinologu!
Simptomat e sëmundjeve serioze mund të shfaqen në një vend krejtësisht të papritur – në bërryla!
Mjekët paralajmërojnë se kruajtja, plasaritja e lëkurës dhe skuqja në këtë pjesë të dorës mund të tregojnë sëmundje serioze.
Tharja e tepërt dhe qerosja e lëkurës në bërryla janë simptoma që tregojnë një lloj sëmundjeje dermatologjike, siç është psoriaza.
Nëse thatësia është shumë e theksuar, e shoqëruar me skuqje dhe kruajtje, ka shumë të ngjarë që të jetë iktioza, një sëmundje jo aq e rrallë e lëkurës.
Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje është e domosdoshme të aplikojnë hidratues në sasi të mëdha në mëngjes dhe në mbrëmje.
Një shkak tjetër i bërrylave të thatë mund të jetë humbja afatshkurtër ose afatgjatë e ndjeshmërisë të qelizave ndaj insulinës.
Kjo mund të përcaktohet vetëm nga një endokrinolog, theksojnë mjekët dhe u bëjnë thirrje të gjithëve që i kanë këto simptoma të shkojnë për një kontroll te një mjek.
Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë dhe është shumë e rëndësishme të vëreni simptomat në kohë.
“Është gjithashtu e nevojshme të kontaktoni një endokrinolog nëse ju shfaqen thatësi dhe rrudha në bërryla gjatë humbjes së peshës. Kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve metabolike”, theksojnë endokrinologët e Klinikës Mayo.