Jeni vaksinuar? Katër simptoma të ndryshme që zbulojnë se jeni infektuar me koronavirus!

Shëndetësia

Jeni vaksinuar? Katër simptoma të ndryshme që zbulojnë se jeni infektuar me koronavirus!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:01
Ilustrim

Ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit raportojnë simptoma të veçanta që zbulojnë se janë infektuar përsëri me SARS-CoV-2 sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas NHS-së, tre simptomat kryesore të Covid-19 janë kolla e vazhdueshme, ethe të larta dhe humbja e nuhatjes ose shijes. Por ekspertët paralajmërojnë se këto simptoma mund të jenë të ndryshme te njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit.

Bazuar te të dhënat e mbledhura nga ZOE Symptom Tracker, një aplikacion i përdorur në Mbretërinë e Bashkuar për të monitoruar rrjedhën e koronavirusit, ekspertët regjistruan katër simptoma kyçe te pacientët e vaksinuar, informon dritare.net

Teshtima konsiderohet si një nga simptomat kryesore të raportuara nga britanikët e vaksinuar. Teshtitja nuk është një simptomë tipike e koronavirusit dhe shpesh i atribuohet alergjive. Sidoqoftë, në rastin e njerëzve të vaksinuar, teshtitja e vazhdueshme pa ndonjë arsye mund të jetë një simptomë e Covid-19 dhe jo një alergji.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se dhimbja e kokës, rrjedhja e hundës dhe dhimbja e fytit janë simptomat kryesore të raportuara nga ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat