Të skuqurat | Këto ushqime shkaktojnë kaos në sistemin tretës. Ato janë të rënda dhe ngadalësojnë sistemin tretës duke lënë pas acide të tepërta që ngjiten lart drejt ezofagut.
Ushqimet e përpunuara | Ëmbëlsirat industriale krijojnë një mjedis acidik në stomak, veçanërisht nëse janë të mbushura me ngjyrues dhe substanca artificiale. Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të shmangin të gjitha format e sheqerit dhe miellit të përpunuar.
Kafeja | Nivelet e larta të kafeinës nxisin sekretimin në rritje të acidit gastric në stomak që mund të shkaktojë urth.
Pijet e gazuara | Këto pije rrisin presionin në stomak dhe aciditetin. Në vend të tyre, përpiquni të pini ujë në temperaturë ambienti dhe qëndroni larg lëngut të portokallit, sidomos përpara gjumit.
Ushqimet pikante | Ushqimet pikante janë tepër të dëmshme për njerëzit që vuajnë nga urthi. Salcat përvëluese, specat djegës e produkte të ngjashme janë kaotike për stomakun.
Alkooli | Alkoli ka efekt dehidratues dhe rrit nivelet e aciditetit në trup. Pirja e alkolit shkakton probleme të vazhdueshme me tretjen.
Mishi | Mishi me pak yndyrë lëshon më pak aciditet. Mishi me yndyrë është i dëmshëm. Konsumi i mishit duhet kufizuar në 2-3 herë në javë dhe duhet të siguroheni që do ta përtypni mirë përpara gëlltitjes.
Produktet e bulmetit | Një gotë më qumësht mund të ofrojë një qetësim të përkohshëm ndaj simptomave të urthit, por uji mbetet alternative më e mirë. Qumështi nxit sekretimin e tepërt acidik, veçanërisht nëse stomaku është plot.