Ja ilaçi kundër tullacërisë

Shëndetësia

Ja ilaçi kundër tullacërisë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Me sa duket ilaçi kundër tullacërisë është gjetur, së paku kështu theksojnë ekspertët nga universiteti "Columbia".

Mjekja Angela Christiano ka publikuar shumë teste në lidhje me ndikimin e inhibatorëve "JAK" në mbetjet e flokëve, prandaj duket se ka arritur atë që do të jetë "muzikë për vesh" për miliona meshkuj në botë.

Eksperimenti është bërë në minj dhe në derra, e ata që për subjekt kishin inhibatorët "JAK", kishin fituar qime të reja për vetëm dhjetë ditë. Inhibatorët "JAK" vendosen në enzimat "Janus Kinaese" dhe rigjallërojnë mbetjet fosile të flokëve, që stimulojnë rritjen e qimeve të reja në kokë.

Mirëpo, ky prodhim nuk pritet që të shfaqet nëpër barnatore edhe për një kohë, marrë parasysh faktin se edhe shumë gjëra duhet të përmirësohen e testohen, por për çdo rast, ekspertët nga ky universitet janë ndarë shumë të lumtur me rezultatet e arritura dhe, sipas tyre, ky është një hap i madh inkurajues për të gjithë meshkujt, të cilët ballafaqohen me problemin më irritues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat