Paralajmërojnë mjekët: Sfida e re e TikTok, më e rrezikshme se të biesh nga shkallët!

Shëndetësia

Paralajmërojnë mjekët: Sfida e re e TikTok, më e rrezikshme se të biesh nga shkallët!

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Sfida e fundit për t’u bërë viral në internet përfshin arka qumështi, ekuilibër dhe disa rënie të dhimbshme. Në trendin që nisi së fundmi në TikTok, pjesëmarrësit marrin një sërë arka qumështi të grumbulluara në mënyrë të pasigurt në formën e një piramide, duke u përpjekur të ngjiten në majë dhe pastaj të tërhiqen përsëri pa rënë.

Ndërsa videot e njerëzve që bien me dhimbje, bëhen virale në mediat sociale dhe grumbullojnë miliona shikime, mjekët në të gjithë SHBA-në po përpiqen të paralajmërojnë njerëzit për dëmtimet e rrezikshme që mund të ndodhin.

"Ndoshta është edhe më keq sesa të biesh nga shkallët”, thotë Shawn Anthony, kirurg ortoped, për Washington Post.

Departamenti shëndetësor i Baltimore u bëri thirrje njerëzve me një postim në Twitter:

“Me Covid-19 nëpër këmbë, ju lutem kontrolloni nëse spitali më i afërt ka shtretër në dispozicion për ty, para se të bësh #milkcratechallenge!”

Sfida e arkës së qumështit është e fundit nga një mori sfidash jo pak të rrezikshme që janë bërë virale në platformë. Në një deklaratë për sfidën më të fundit, një zëdhënës i TikTok tha:

 “TikTok ndalon përmbajtjen që promovon veprimet e rrezikshme. I inkurajojmë të gjithë që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, si online ashtu edhe offline.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat