Shqetësime se varianti i ri i Covid-19 mund të jetë rezistent ndaj vaksinave

Shëndetësia

Shqetësime se varianti i ri i Covid-19 mund të jetë rezistent ndaj vaksinave

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur C.1.2, është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe një numër vendesh të tjera, duke rritur shqetësimet se jo vetëm mund të jetë më infektiv, por edhe rezistent ndaj vaksinave aktuale.

Mutacioni është zbuluar nga Instituti Kombëtar i Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse dhe Platforma e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal. Ai është në pritje të rishikimit nga shkencëtarë të tjerë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë C.1.2 në maj të këtij viti, duke gjetur se ai ishte me prejardhje nga C.1, që habiti mjekët, pasi varianti C.1 mendohej i zhdukur, pasi për herë të fundit ishte zbuluar në janar. Varianti i ri ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me C.1 dhe është mutacioni më i madh në krahasim me virusin orgjinal.

Pas zbulimit në Afrikën e Jugut, C.1.2 që atëherë është gjetur në Angli, Kinë, Republikën Demokratike të Kongos, Mauritius, Zelandën e Re, Portugali dhe Zvicër.

Studimet gjetën rritje të vazhdueshme të numrit të gjenomeve C.1.2 në Afrikën e Jugut në baza mujore, duke u rritur nga 0.2% e gjenomeve të renditura në maj në 1.6% në qershor dhe më pas në 2% në korrik, të ngjashme me rritjen e parë me Variantet Beta dhe Delta atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat