Ajri i ndotur sjell probleme mendore

Shëndetësia

Ajri i ndotur sjell probleme mendore

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:00
Foto Ilustrim

Studimi i ri britanik i bërë në Londrën jugore vë në pah edhe një herë rolin negativ të ndotjes së ajrit në problemet mendore të njerëzve që i ekspozohen atij.

Niveli mbi 15 mikrogram/metër kub i NO2 është treguar se shkakton për 32% rritje në adresimin e mjekut për probleme mendore.

Dhe për 18% shtrimin në spital për këtë arsye.

Edhe një tregues shtesë të dhënave të mëparshme që e ndërlidhin ndotjen e ajrit me çrregullimin e ankthit, depresionin, uljen e nivelit të inteligjencës, demencën dhe shkallën e vetëvrasjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat