E dëmshme për veshka mungesa e gjumit?

Shëndetësia

E dëmshme për veshka mungesa e gjumit?

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 11:52
Foto Ilustrim

Një studim i ri amerikan thotë se gjumi joadekuat, respektivisht mungesa e tij, lidhen me një rrezik më të madh për dobësimin e funksionimit të veshkave. Shkencëtarët nga Spitali "Brigham and Women's Hospital" në Boston, kanë përdorur të dhënat e mbledhura gjatë 11 viteve te rreth 4200 femra.

Pjesëmarrëset në studim, të cilat kishin fjetur më pak se pesë orë, ishin për 65% më të rrezikuara nga dobësimi më i shpejtë i funksionit të veshkave.

Në fazën tjetër të studimit, shkencëtarët do të përpiqen që të konstatojnë se a mundet zgjatja e gjumit ta përmirësojë funksionimin e veshkave.

Studimet e mëparshme tanimë kanë lidhur mungesën e gjumit me rrezikun për paraqitjen e hipertensionit dhe diabetit, gjendje të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat