Ju mbrojnë nga ftohjet karota, mjalti dhe qepa

Shëndetësia

Ju mbrojnë nga ftohjet karota, mjalti dhe qepa

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Nëse dëshironi që të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, me rëndësi është të keni kujdes me ushqimin Karota - është e pasur me beta karotinë dhe vitamina A, karota ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Pos kësaj, mbron nga infeksionet të cilat janë më të shpeshta gjatë dimrit.

Çaji i gjelbër - është antioksidues i fortë dhe posedon substanca të forta kundër viruseve dhe baktereve. Me konsumimin e pesë gotave me çaj të gjelbër në ditë do ta forconi imunitetin.

Kërpudhat - mbrojnë nga ftohjet dhe viruset gjatë dimrit. Kërpudhat e bardha në masë të madhe shtojnë nivelin e qelizave natyrale vrasëse - komponentë vitale në sistemin imun.

Qepa - që moti përdoret si ilaç kundër ftohjes dhe gripit. Mjekësia perëndimore mendon se posedon aftësinë e shtimit të enzimave që i ndihmojnë mëlçisë në pastrimin e gjakut.

Mjalti - njihet për përbërësit e vet antibakterialë, që ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Një lugë mjaltë në mëngjes hidheni në çaj apo para gjumit në qumësht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat