Marrë parasysh faktin se acidet, apo thartira në lukth, shkaktojnë dëme në mënyrën e jetesës, si dhe shumë çrregullime tjera, ja disa zgjidhje për të gjithë ata që vuajnë nga thartira në lukth.
Hani shujta më të vogla
Shujtat e majme e ngarkojnë lukthin dhe mund ta shtojnë dhe përforcojnë problemin me refleksin e lukthit. Provoni që t’i zvogëloni shujtat që i konsumoni gjatë ditës.
Përdorni çamçakëz
Çamçakëzët pa sheqer mund ta zbutin urthin që shkaktohet si pasojë e prodhimit të pështymës, e cila me përbërësit alkalinë, ndihmojnë në neutralizimin e thartirës.
Harrojeni duhanin
Rregullimi i refleksit në lukth do të duhej të ishte vetëm një nga arsyeja për të hequr dorë nga duhani. Nikotina dhe cigaret nxitin prodhimin e thartirës në lukth.
Humbni në peshë
Mbipesha e tepërt është faktor shumë serioz i rrezikut për thartirën në lukth. Sa më i trashë që të jetë një person, pengesat do të jenë më të mëdha.