Thjesht, e “tundni” organin apo e fshini atë pas urinimit?

Shëndetësia

Thjesht, e “tundni” organin apo e fshini atë pas urinimit?

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Shumica e meshkujve bëjnë dy gjëra kur shkojnë në tualet, ose thjesht tundin “mjetin”, ose e fshijnë me letër higjienike

Statistikat tregojnë se vetëm një e treta e burrave në botë fshijnë organet gjenitale pas urinimit. Shumica e anëtarëve të seksit më të fortë “shkundin” urinën nga organet vetëm kur të kenë kryer punën e tyre dhe kur ta kthejnë përsëri në brekë.

Pra, cila nga këto dy metoda është “më e shëndetshme”? Cila është mënyra më e mirë për të larguar urinën nga organet gjenitale?

Urina që mbetet në kokën e penisit mund të shkaktojë komplikime të shumta – shfaqjen e baktereve, madje edhe uretritisin, pra të parrethprerët janë veçanërisht të rrezikuar.

Uretriti është një inflamacion i kanalit të urinës i cili gjendet në penis, i cili shkaktohet nga bakteret. Këta “sulmues” hyjnë në uretër nga mjedisi i jashtëm dhe mund të përhapen në fshikëz dhe prostatë, gjë që rezulton në shfaqjen e prostatitit dhe cistitit.

Gjithashtu, kjo gjendje ndodh si pasojë e zmadhimit të prostatës te meshkujt më të vjetër se 40 vjet.

Dr. Alex Shteynshlyuger, drejtor i urologjisë në një klinikë të specializuar në Nju-Jork, thotë se ekziston një mënyrë e tretë për të hequr urinën e tepërt, dhe të cilin e bëjnë një numër më i vogël i meshkujve – ushtrohet presion në majë të penisit ose perineumit në mënyrë që të nxjerrë urinën e mbetur nga uretra.

Mirëpo, megjithëse kjo metodë është miratuar nga komuniteti mjekësor, nuk ndihmon për të hequr pikat e fundit të mbetura në kokë të penisit.

Përveç kësaj, shton Shteynshlyuger, burrat që kanë nevojë për këtë metodë “ndoshta vuajnë nga problemet urinare që mund të shërohen”.

Sipas urologut, metoda e fshirjes me letër higjienike dhe “tundja” janë po aq efektive, dhe të dyja kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Fshirja e organit gjenital mund të çojë që në të të mbeten pjesë mikroskopike të letrës higjienike, por të cilat mund të shkaktojnë skuqje.

Burrat e parrethprerë që kanë një tendencë më të lartë ndaj infeksioneve janë në rrezik të veçantë nga ky fenomen. Nga ana tjetër, “shkundja” e organit shpesh bën rrëmujë në tualet, pavarësisht se sa shumë përpiqet një burrë të jetë “i saktë”.

“Të dyja metodat kanë përparësitë dhe të metat e tyre dhe në përgjithësi nuk ka asnjë rekomandim të fortë në kuptimin cila është më mirë,” përfundon Shteynshlyuger dhe shton:

“Për sa kohë që ruhet higjiena optimale dhe zona lahet çdo ditë me sapun dhe ujë, rreziqet janë minimale.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat