Më shumë se 23 milionë njerëz sëmuren çdo vit vetëm sepse hanë ushqim të kontaminuar. Dhe një raport i OBSH-së tregon se, tani qarkullojnë aq shumë viruse, sa ka yje në qiell. Për të qëndruar të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të forcojmë imunitetin. Dhe kjo është e lehtë për t’u arritur, nëse hani ushqimet e duhura.
1. Bajamet
Rreth 30 gram bajame kanë të njëjtën vlerë kalciumi me ¼ e filxhanit të qumështit. Ato gjithashtu kanë lëndë ushqyese që mbajnë trupin në formë. Sipas studiuesve, bajamet rrisin sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve. Janë të larta me vitaminë E dhe fibra.
2. Farat e lulediellit
Farat e lulediellit mund të jenë shpëtimtaret tuaja kur bëhet fjalë për imunitetin. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, forcojnë zemrën dhe parandalojnë shumë sëmundje të tjera.
4. Kivi
Vitamina C, K dhe E, e kivit mund të ndihmojnë për asmën dhe forcojnë sistemin imunitar. Parandalojnë ftohjen e zakonshme dhe gripin.
5. Xhenxhefili
Kjo produkt bën mrekulli për trupin tuaj. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet e menstruacioneve dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
6. Manaferrat
Manaferrat janë plot me antioksidantë dhe shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Luftojnë stresin dhe përmirësojnë funksionimin e brendshëm të sistemit tuaj imunitar.
8. Spinaqi
Nuk është sekret që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por me sa duket, ky superushqim është fantastik edhe për imunitetin tuaj.
10. Frutat e pasura me vitaminë C
Sipas një raporti, vitamina C mban shëndetshëm qelizat e bardha të gjakut, vret qelizat e këqija dhe rrit prodhimin e antitrupave.