Personat që kanë të përziera, të vjella, dhimbje, probleme me frymëmarrjen, kriza, konfuzion ose ngjyrë jonormale të lëkurës, mund të jenë të helmuar dhe për këtë menjëherë duhet të vizitohet mjeku.
Helm është çdo që gjë lëndon ose vret përmes veprimeve të tij kimike në trupin e njerëzve. Shumica e helmeve gëlltiten.
Fjala helm vjen nga fjala latine – potare që në shqip do të thotë pi.
Mirëpo helmi gjithashtu mund të hyjë në trup edhe në mënyra tjera, si për shembull:
Duke marrë frymë mbi ndonjë element kimik që është helmues.
Përmes lëkurës
Me injeksion IV
Nga ekspozimi ndaj rrezatimit
Helm nga kafshimi i gjarprit ose kafshimi i insekteve
Helmet përfshijnë kimikate shumë toksike që nuk janë të destinuara për gëlltitje ose kontakte njerëzore, të tilla si cianid, hollues të bojës ose produkte pastruese shtëpiake.
Sidoqoftë, shumë helme janë substanca të destinuara për të ngrënë njerëzit, përfshirë ushqime dhe ilaçe.
Njerëzit mund të helmohen edhe nga: Ushqimet, disa kërpudha që janë shumë helmuese, uji i pijshëm i ndotur nga kimikatet bujqësore ose industriale, shkruan emedicinehealth, transmeton Metro.
Shenjat dhe simptomat e helmimit janë aq të gjera dhe të ndryshueshme saqë nuk ka asnjë mënyrë të thjeshtë për t’i klasifikuar ato.
Mirëpo disa nga to janë: të përziera, të vjella, dhimbje, probleme me frymëmarrjen, kriza, konfuzion ose ngjyrë jonormale të lëkurës.