Mjekët pohojnë se pacientëve duhet t'ju bëhet me dije se ushqimet e shëndetshme mund të ofrojnë përfitimet e ngjashme sikurse ilaçet që ulin nivelin e kolesterolit.
Mjekët po ashtu theksojnë se përshkrimi i statikëve mundet të rritë dëmet anësore që ato shkaktojnë, duke siguruar pak dobi për pacientët që rishtazi ia kanë filluar me përdorimin e tyre. "Statinet nuk duhet të ofrojnë iluzionin e mbrojtjes që do të pamundësojë shumë individë që të fillojnë me një jetë të shëndetshme', thotë botuesi i revistës "Prescriber" dhe mjeku që ishte udhëheqës i studimeve.
Në fakt, 80 për qind e sëmundjeve kardiovaskulare ju atribuohen faktorëve të jetës, përfshirë këtu mënyrën e dëmshme të ushqyerit, duhanit dhe mungesës së aktiviteteve fizike.
Alternativat për statinet, për të gjithë ata që dëshirojnë të parandalojnë sulmin e zemrës apo sulmet në tru, pos mollës janë edhe arrat. Tri arra në ditë, por edhe bajamet, fëstëkët përmbajnë sasi të lartë të yndyrave të dobishme mund të ulin nivelin e yndyrave të dëmshme në gjakrrjedhje.