Gjinekomastia (ndonjëherë e njohur si "gjinjtë e burrave") ndodh kur gjoksi rritet pa ekuilibrin tipik të hormoneve që synojnë të rrisin gjëndrat e qumështit dhe yndyrën shoqëruese që rrethon rritjen e indeve të gjëndrave të gjirit.
Hormoni testosteron pengon zhvillimin e indeve të gjirit, ndërsa estrogjeni ka një efekt stimulues. Raporti midis këtyre hormoneve mund të çojë në gjinekomasti.
Cilat janë shkaqet e gjinekomastisë?
Shumë faktorë mund të kontribuojnë në zhvillimin e gjinekomastisë, përfshirë faktorët e stilit të jetesës si pirja e tepërt e alkoolit ose aktiviteti i pakët fizik, sëmundje të ndryshme, plakja dhe efektet anësore të disa ilaçeve. Faktorët e mëposhtëm mund të çojnë në një çekuilibër të hormoneve te djemtë/burrat që kanë gjinekomasti:
Mosha: Testosteroni bie natyrshëm me rritjen në moshë duke filluar afërsisht rreth të 30-ave. Studimet te burrat mbi 65 vjeç kanë gjetur se gjinekomastia zakonisht shfaqet për shkak të niveleve më të ulëta të testosteronit.
Puberteti: Një pjesë e të rinjve kanë gjinekomasti në moshën 14-vjeçare për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë pubertetit.
Përqindje e lartë e yndyrës në trup: Të paturit një përqindje të lartë të yndyrës në trup, pavarësisht peshës, mund të çojë në rritjen e depozitimit të yndyrës rreth gjoksit.
Probleme shëndetësore: Disa gjendje mund të shkaktojnë ndryshime në nivelet e testosteronit dhe estrogjenit dhe të shkaktojnë zhvillimin e indeve të tepërta rreth gjirit. Këtu përfshihen: trauma, hipertiroidizmi, dëmtim i veshkave, dëmtim i mëlçisë, kequshqyerja etj.
Barnat: Përdorimi i disa barnave mund të ndikojnë te hormonet.
Faktorë të tjerë ndikues: alkooli, droga si heroina, metadoni dhe amfetaminat, ilaçe për trajtimin e HIV etj.