Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Shëndetësia

Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut. Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht. Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë. Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut. Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit. Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

Simptomat e Toksicitetit të Zinkut

Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.

Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Të përziera
• Të vjella
• Dhimbje stomaku
• Diare
• Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut. Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
• Imunitet të dobët,
• Mungesë të bakrit

Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut

Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit. Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë. Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë. Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë. Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë. Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë. Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë. Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera

Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente. Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj. Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat