Mësoni se çfarë duhet të bëni nëse jeni të vaksinuar dhe keni kontakt me dikë me Covid-19

Shëndetësia

Mësoni se çfarë duhet të bëni nëse jeni të vaksinuar dhe keni kontakt me dikë me Covid-19

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:02

Ka ndodhur, mund të ndodhë. Numri i rasteve me Covid-19 ka filluar të rritet përsëri dhe kolegu ose miku juaj sapo ka rezultuar pozitiv. Sidoqoftë, ju jeni të vaksinuar dhe ndiheni mirë. Por si duhet të veproni, saktësisht? Cila është procedura që duhet ndjekur?

Çfarë duhet të bëj nëse jam i vaksinuar dhe bie në kontakt me një person Covid pozitiv?

Nëse jeni vaksinuar me dy doza dhe keni pasur kontakt të ngushtë

E keni kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 14 ditësh, por keni hyrë në një kontakt të ngushtë me një person pozitiv? Duhet të qëndroni në karantinë për një javë nga kontakti i fundit, pastaj të bëni një test molekular ose antigjenik. Nëse rezultoni negativ, mund të rifilloni jetën sociale. Nëse nuk keni mundësi të bëni testin, duhet të bëni një karantinë 14 ditore dhe pastaj t'i riktheheni komunitetit edhe pa kryer tampon.

Nëse jeni vaksinuar me dy doza dhe keni pasur një kontakt me rrezik të ulët

Në këtë rast, nuk keni pse t'i nënshtroheni periudhës së karantinës, për sa kohë keni përfunduar ciklin e vaksinimit prej të paktën 14 ditësh dhe i respektoni të gjitha normat hijeno-sanitare të vendosura (distanca fizike, maska, higjienizim i vazhdueshëm i duarve).

Por çfarë specifikisht nënkuptohet me kontakt me rrezik të ulët. Ndodh kur:

-Kontakti me personin pozitiv është në një distancë jo më pak se dy 2 metra dhe më pak se 15 minuta

-Jeni në një mjedis të mbyllur me një person pozitiv për më pak se 15 minuta

-Kontaktoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor ose dikë që ofron ndihmë për një rast Covid-19, ose me personel laboratori që merret me mostra të rasteve të Covid-19 të pajisura me pajisje mbrojtëse personale.

-Nëse jeni pasagjer ose anëtar i ekuipazhit në një fluturim dhe është prezent një rast me Covid-19. Nga risku i ulët kthehet në risk të lartë, nëse jeni ulur në radhë prej më pak se dy vendesh në të njëjtin drejtim, jeni shoqërues udhëtimi ose jeni pjesë e një stafi të caktuar në pjesën e automjetit në të cilën është ulur rasti.

Ju nuk jeni vaksinuar ose nuk e keni përfunduar kursin e vaksinimit prej të paktën 14 ditësh

Në këtë rast, duhet të qëndroni në karantinë për një periudhë të paktën 10 ditë nga kontakti i fundit, pastaj të kryeni një test molekular ose antigjen. Nëse jeni negativ, mund të rifilloni jetën sociale, Nëse nuk keni mundësi të bëni testin, duhet të përfundoni një periudhë karantine 14-ditore dhe pastaj t'i riktheheni jetës në komunitet edhe pa tampon negativ.

Tamponi është pozitiv

Nëse tamponi jep rezultatin pozitiv, por ju jeni asimptomatikë, mund të rifilloni jetën sociale vetëm pas një periudhe karantine 10-ditore  plus një tampon pozitiv. Nëse nga ana tjetër, jeni simptomatik pozitiv, mund të rifilloni jetën sociale pas një karantine 10-dore me një tampon negativ të kryer të paktën pas 3 ditësh nga zhdukja e simptomave (përjashtuar mungesën e shijes dhe nuhatjes). Pas 10 ditësh nga fillimi i simptomave për simptomatikët dhe tamponi negativ për asimptomatikët, nëse testi rezulton akoma pozitiv, duhet të përsëritet pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat