Nëse ndieni dhembje në shpinë, nuk duhet menjëherë të shkoni në masazh. Trupi i njeriut është ndërtuar ashtu që brenda tij të jetë çdo gjë e lidhur.
Stomatologët theksojnë që shkaktarin e dhembjes së shpinës patjetër duhet ta kërkoni te dhëmbët
Ekspertët e mjekësisë besojnë që gjendja e gavrës së gojës ndikon në qëndrim. Te njerëzit kafka gjendet në unazën e parë cervikale, ndërkaq harqet e dhëmbëve në pozitë të mbyllur, mbajnë peshën e kafkës.
Pesha goxha e madhe e kokës është e shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër dhëmbë. Më të mëdhenjtë dhe më të fortët janë dhëmballët, në ta vendoset ngarkesa më e madhe, ndërkaq dhëmbët e parë janë më të hollë, sepse shërbejnë vetëm për ngrënien e ushqimeve.
Peshën më të madhe e bartin dhëmballët, prandaj dhëmballët e parë janë më të mëdhenj, ndërsa i dyti dhe i treti më të vegjël. Me këtë radhë, pesha e kafkës edhe shpërndahet në ta.
Nëse dhëmbët kanë lartësi të pamjaftueshme për shkak të rregullimit të keq apo mungesës së dhëmbëve, pesha ndryshon. Presioni bie në dhembët e tjerë, i shkatërron, ndërkaq kafka e mbajtur në mënyrë jo të barabartë shkakton çrregullim në qëndrim.
Nëse disa dhëmbë janë prishur apo u mungojnë, atëherë kafka nuk mundet në tërësi të peshojë mbi harqet e dhëmbëve dhe peshën e vet e vendos në kurriz, gjë që shkakton shtypje.
Shtylla kurrizore, duke pasur ngarkesë të vazhdueshme, fillon të zvogëlohet dhe ajo manifestohet me patologji të ndryshme – me lakim, shtrëngim të muskujve, bën presion në organet e brendshme, arterie, inde të kërcit.
Si rezultat i këtyre kompresioneve shfaqet sindroma e dhembjes dhe sëmundjet kronike.
Si të mbrohet shpina?
Për të drejtuar qëndrimin dhe për të eliminuar dhembjen e shpinës, nevojitet që:
Të forconi muskujt e stomakut dhe të shpinës;
Përmirësoni dhëmbët, nëse ju mungon ndonjë dhëmb vendosni implante.
Për të qenë kafshimi i drejtë, patjetër duhet të merrni frymë nëpër hundë.