Ilaçi antiviral i Covid që mund të përgjysmojë rrezikun e shtrimit në spital

Shëndetësia

Ilaçi antiviral i Covid që mund të përgjysmojë rrezikun e shtrimit në spital

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:23
Ilustrim

Një ilaç eksperimental për personat që e kalojnë Covid-in rëndë zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me rreth 50% , sugjerojnë rezultatet e provës klinike të përkohshme.

Tableta, molnupiravir, iu dha dy herë në ditë pacientëve të diagnostikuar kohët e fundit me këtë sëmundje.

Prodhuesi amerikan i ilaçit, Merck tha se do bëj kërkesë për  autorizimin e përdorimit emergjent të ilaçit në SHBA në dy javët e ardhshme.

Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit amerikan Joe Biden, tha se rezultatet ishin "lajme shumë të mira", por kërkoi kujdes derisa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të shqyrtojë të dhënat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat