Vlerat magjike – ja pse duhet të konsumoni tre filxhanë kafe në ditë!

Shëndetësia

Vlerat magjike – ja pse duhet të konsumoni tre filxhanë kafe në ditë!

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

1.Shëndeti i mëlçisë – Një analizë e rezultateve të 9 studimeve të mëparshme ka treguar se konsumimi i kafes lidhet me një rrezik më të vogël të zhvillimit të cirrozës. Studimet tregojnë se të konsumuarit e 1 filxhan kafeje në ditë lidhet me 22% më pak rrezik për zhvillimin e cirrozës, një sëmundje e mëlçisë që shkaktohet zakonisht nga konsumimi i tepërt i alkoolit.

2 filxhanë kafe lidhet me 43% më pak rrezik, 3 filxhanë me 57%, ndërsa 4 filxhanë me 65% më pak rrezik. Sëmunjdet e zemrës: Një analizë e më shumë se 200 studimeve ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë më shumë se 3-4 filxhanë kafe në ditë janë 19% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

2.Diabeti i tipit 2 – Një analizë e disa studimeve ka zbuluar se çdo filxhan shtesë kafe në ditë lidhet me 7% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit tipi 2.

3.Kanceri – Një studim ka zbuluar se konsumuesit e kafes (që konsumojnë të paktën 3 filxhanë kafe në ditë) janë 18% më pak të rrezikuar nga kanceri. Një tjetër studim ka zbuluar se të paktën 1 filxhan kafe çdo ditë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe 8% më pak rrezik nga endometrioza. Disa të dhëna tregojnë se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri oral/i fytit dhe kanceri i prostatës.

4.Depresioni – Një studim afatgjatë te më shumë se 50 mijë gra ka zbuluar se konsumimi i të paktën një filxhan kafe çdo javë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillim të depresionit, ndërsa 2-3 filxhanë lidhet me 20% më pak rrezik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat