Studim/Vitamina A mund të ndihmojë në rikthimin e nuhatjes pas kovidit!

Shëndetësia

Studim/Vitamina A mund të ndihmojë në rikthimin e nuhatjes pas kovidit!

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

Pikat që merren nga hunda të vitaminës A mund të jenë në gjendje të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes te disa njerëz që kanë kaluar kovidin, sipas studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Anglisë Lindore po zhvillon një provë 3-mujore.

Vetëm disa nga pacientët vullnetarë do të marrin trajtimin, por të gjithëve do t'u kërkohet të nuhasin aroma të forta siç janë vezët e prishura dhe trëndafilat.

Skanimet e trurit do të kontrollojnë nëse vitamina ka riparuar rrugët e dëmtuara të nuhatjes.

Humbja ose ndryshimi i shqisës së nuhatjes është një simptomë e zakonshme e kovidit, megjithëse shumë viruse të tjera, siç është gripi, gjithashtu mund ta shkaktojnë atë.

Dhe ndërsa shumica e njerëzve e fitojnë atë natyrshëm brenda disa javësh, shumë prej tyre kanë mbetur me çrregullime të vazhdueshme të nuhatjes.

Lina Alnadi, 29 vjeçe, nga Londra përjetoi parosminë pas Covid-19, që do të thotë se shija e shumë produkteve të zakonshme ka ndryshuar për të.

Uji i rubinetit, për shembull, ka erë të tmerrshme, sikur po ndjen erë të ujërave të zeza.

Majdanozi ka aromë deotoranti, veza si gomë e djegur.

“Humbja e nuhatjes ishte shkatërruese, ndryshova mënyrën time të të ushqyerit”, rrëfen 29-vjeçarja.

Gjërat e thjeshta si dushi ose larja e dhëmbëve janë gjithashtu të pakëndshme për shkak të pansomisë.

"Shtimi i limonit ose djegëset në ushqime mund të përmirësojnë nuhatjen dhe shijen".

Vitamina A, ose retinoli, ndihmon në ruajtjen e:

sistemit imunitar, mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve dhe infeksioneve

shikimi, veçanërisht shikimi në dritë të zbehtë

lëkurën dhe disa pjesë të trupit, përfshirë hundën

Shumë produkte dhe nënprodukte të qumështit, si dhe disa perime, përmbajnë këtë vitaminë të tretshme në yndyrë.

Por njerëzit që marrin suplemente të vitaminës A duhet të jenë të vetëdijshëm se shumë prej tyre mund të jenë të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat