Kur mendoni për një atak në zemër, menjëherë imagjinoni dikë që është më i vjetër dhe mund të ketë tashmë probleme shëndetësore.
Por, ekspertët kanë paralajmëruar se vajzat deri në moshën 22 vjeçare mund të goditen nga një gjendje e panjohur.
Diseksioni spontan i arteries koronare (SCAD) ndodh kur një çarje formohet në një enë gjaku në zemër. Kjo gjendje mund të ngadalësojë ose bllokojë rrjedhjen e gjakut në zemër, duke shkaktuar një atak ose vdekje të papritur, thonë ekspertët.
Në përgjithësi, është një gjendje e pazakontë, prandaj mjekët u bëjnë thirrje vajzave që t’u kushtojnë rëndësi shenjave të para dhe të diagnostifikohen me kohë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Një gjendje e tillë është më e zakonshme tek gratë e moshës 30 deri në 60 vjeç, por ekspertët tani kanë paralajmëruar se po prek vajzat me e shëndetshme deri në 22 vjeç