Jogurti kundër shtypjes së lartë të gjakut

Shëndetësia

Jogurti kundër shtypjes së lartë të gjakut

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Femrat që konsumojnë 5 a më shumë shujta jogurt në javë, kanë më pak të ngjarë që të sëmuren nga shtypja e lartë e gjakut, ka treguar një studim i ri. Jogurti përmban kalcium dhe baktere të mira, të cilat e ekuilibrojnë menynë e përditshme, i forcojnë eshtrat, por edhe e eliminojnë stresin dhe depresionin.

Përpos kësaj, ky produkt e forcon edhe imunitetin, përmirëson shëndetin e dhëmbëve dhe zemrës.

Efekti pozitiv i jogurtit është më i theksuar te femrat, meqë meshkujt edhe ashtu, hanë më pak jogurt.

Efektet pozitive nga konsumimi i jogurtit është parë se ishin më të theksuara tek ata që jogurtin e kombinonin me shumë pemë, perime, arra dhe bishtaja. Shkencëtarët kanë konstatuar se mjaftojnë 170 gramë jogurt në ditë, të kombinuar me këto gjësende ushqimore, për ta zvogëluar rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut për 31%. Preferohet një jogurt me pak dhjamë në ditë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat