Llojet e çajit, që shërojnë sëmundje të caktuara

Shëndetësia

Llojet e çajit, që shërojnë sëmundje të caktuara

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Llojet e ndryshme të çajit në mënyrë të dobishme ndikojnë në shëndetin tonë, kështu hibiskusi lufton shtypjen e lartë të gjakut e çaji nga hithrat - alergjitë.

ÇAJI I BARDHË PËRSHPEJTON METABOLIZMIN

Çaji i bardhë është i pasur me antioksidues, polifenole që përmirësojnë pastrimin e mëlçisë prej helmeve. Ky lloj i çajit përshpejton punën e metabolizmit dhe ndikon të humbni në peshë. Po ashtu përmban edhe antioksiduesin "ECGC", i cili parandalon formimin e qelizave të reja dhjamore.

ÇAJI I ZI RUAN SHËNDETIN E MUSHKËRIVE

Pos se konsiderohet si një luftëtar i fortë kundër aromës së keqe nga goja, çaji i zi e ruan edhe shëndetin e mushkërive. Pikërisht për këtë arsye më së shumti edhe u sugjerohet atyre që e konsumojnë duhanin. Po ashtu ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak duke kontribuar edhe në uljen e rrezikut për grumbullim të dhjamit në bel.

ÇAJI NGA HITHRAT KUNDËR ALERGJIVE

Ky çaj ndihmon në pastrimin e gjakut nga helmet dhe përmirëson punën e mëlçisë. Përdoret edhe në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, por edhe në zbutjen e alergjive pranverore. Ndikon kundër astmës dhe zbut simptomat e alergjive e po ashtu edhe kollën, sekretimin nga hunda dhe skuqjet dhe të kruarat e syve.

ÇAJI NGA HIBISKUSI UL SHTYPJEN E GJAKUT

Ky çaj lufton shtypjen e lartë të gjakut. Studimet kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i çajit, dy deri tri gota në ditë, ulë shtypjen e gjakut, dhe se ndikon njëjtë sikurse edhe ilaçet. Pos kësaj, çaji nga hibiskusi mbron trupin nga radikalet e lira, diabeti dhe problemet e zemrës.

ÇAJI I GJELBËR MBRON NGA DEMENCA

Çaji i gjelbër, ngjashëm sikurse edhe çaji i bardhë përshpejton shkrirjen e dhjamit, përshpejton punën e metabolizmit dhe përmirëson punën e mëlçisë. Ky çaj rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke krijuar ndjenjën e të qenit ngopur, por edhe e ul kolesterolin. Pos kësaj, substancat aktive të tij, polifenolet, kujdesen për qelizat e trurit. Sugjerohet ta pini çdo ditë se parandalon demencën dhe Alzheimer-in.

ÇAJI NGA XHENXHEFILI KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS DHE MUNDIMEVE

Pos se zbut problemin me proceset e inflamacioneve në trup, çaji nga xhenxhefili rregullon edhe oreksin dhe ndikon në pakësimin e fryrjeve në stomak. Pikërisht për këtë shkak sugjerohet te mundimet dhe dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Është zgjidhje ideale kundër dhimbjes së kokës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat