Barra ekstrauterine apo njohur ndryshe në gjuhën e përditshme si shtatzënia jashtë mitre eshte rezultat i nje deficiti ne fiziologjine e sistemit riprodhues qe lejon qe zigota e ngjizur te implantohet dhe te maturohet jashte endometrit, e cila perfundon ne vdekjen fetale dhe behet nje situate e rrezikshme dhe per jeten e gruas kur diagnoza dhe trajtimi behen vone.
Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ne vitin 1970 4.5 raste ne 1000 shtatzani mund të ndodhte që mjekët të trajtonin deri në 4 shtatzëni jashtë mitre, ndërkohë në ditët e sotme ky numër është rritur 6 here me shume. Takohet 1 rast ne 40 shtatzani ose 25 raste ne cdo 1000 shtatzani.
Faktoret e riskut sipas dr. Ilda Ndreko
• Mosha maternale mbi 35 vjec.
• Histori per kirurgji pelvike, abdominale, aborte multiple.
• Histori per SIP, endometrioze.
• Konceptim qe ndodh panvaresisht ligimit tubar dhe DIU.
• Konceptim i nxitur nga medikamentet fertilizuese ose procedurat.
• Duhanpirja.
• Anomalite anatomike te uterusit (forma T, uterus bicornual, tumore uterine, fibromiona).
• Anomali strukturale ne tubat e Fallopit.
• Histori e meparshme per GEU.
• Histori e meparshme per SST si gonorrea ose klamidia, me shume se 2 partner.
• Ekspozimi ndaj DES.
Shkaqet
• Inflamacioni dhe demtime te tubave te Fallopit nga gjendje mjekesore te meparshme si infeksioni ose kirurgjia.
• Faktoret hormonal.
• Anomalite gjenetike.
• Defektet ne lindje.
• Gjendje mjekesore qe demtojne tubat e Fallopit, organet riprodhuese.
Shenjat dhe simptomat
Dr. Ilda Ndreko shkruan se 3 shenjat klasike klinike perfshijne:
1. Dhimbje abdominale
2. Amenorre
3. Hemoragji vaginale
Ne 50% te rasteve pacientet paraqiten me te tri simptomat.
Simptomat te tjera jane:
• nauze / te vjella
• levizje fetale te dhimbshme
• lodhje dhe dobesi trupore
• temperature
• arrest kardiak