A jemi vërtetë më të mbrojtur pas infektimit me Covid? Ja si përgjigjet mjekja imunologe!

Shëndetësia

A jemi vërtetë më të mbrojtur pas infektimit me Covid? Ja si përgjigjet mjekja imunologe!

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 20:42
Ilustrim

Pranvera e 2021-shit na dha shpresën për rikthim në normalitet, pasi numrat e infektimeve me Covid filluan të bien, si të infektuarit, ashtu edhe humbjet e jetës. Por nuk zgjati shumë.

Tani numërojmë sërish një rritje të numrit të të infektuarve megjithëse është i lartë numri i personave që kanë kaluar Kovidin, por edhe janë vaksinuar.

Prandaj pyetjes se sa të mbrojtur jemi pas infektimit dhe vaksinimit, iu përgjigj mjekja imunologe Anila Mitre.

"Është mirë që niveli i antitrupave të matet gjatë javës së dytë ose të tretë, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, për të kuptuar nivelin e mbrojtjes. Niveli i antitrupave pas muajit të dytë fillon të përgjysmohet. Antitrupat antikovid janë proteina që organizmi i krijon si në momentin kur haset me virusin natyral, po ashtu edhe kur vaksinohemi. Doja të përmendja se janë dylloje antitrupash, lidhës dhe neutralizues, pikërisht këta të fundit në një kontak të dytë me virusin e eleminojnë atë duke e asgjësuar. Niveli I antirupave duhet të jetë mbi 300, në raste të tjera duhet gjithmonë të bëhet vaksina për të siguruar një mbrojtje më të mirë, prandaj marrja e vaksinës mbetet zgjidhja më e mirë.",-u shpreh mjekja imunologe Anila Mitre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat