Një gotë nga kjo pije në stomakun bosh përmison gjendjen e të gjithë organizmit

Shëndetësia

Një gotë nga kjo pije në stomakun bosh përmison gjendjen e të gjithë organizmit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një nga zakonet më të shëndetshme në mëngjes është pirja e ujit të ngrohtë me mjaltë në stomakun bosh.

Kjo pije përmirëson metabolizmin, zvogëlon oreksin, shkatërron urthin dhe gjithashtu ndihmon me problemet me kapsllëk.

Përveç kësaj, përdorimi i rregullt i kësaj pije në stomak bosh mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Në vend të kafesë ngrohni 2 dl ujë, shtoni në ujë një lugë të vogël mjaltë dhe përzieni mirë.

Kur mjalti të jetë tretur plotësisht, pini këtë pije.

Uji duhet të jetë i vakët, por jo i nxehtë, sepse temperatura e lartë shkatërron të gjithë lëndët ushqyese dhe përbërësit e shëndetshëm të mjaltit.

Megjithatë, në rast se keni alergji, ulçerë stomaku, gastrit, reumatizëm, shmangni këtë pije ose konsultohuni me një mjek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat