Shumica e kollës shkaktohen nga një ftohje ose grip që e keni kaluar.
Disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë ta trajtoni këtë problem i gjeni më poshtë.
Çajrat bimorë
Çaji bimor me gjethet e eukaliptit është një zgjidhje e shkëlqyer për të zbutur kollën dhe për të marrë frymë më lehtë. Mund t’i përdorim gjethet e eukalipt në forma të ndryshme si vaj esencial, çaj bimor, karamele për fytin. Nëse nuk keni probleme stomaku, mund të pini dhe tri gota në ditë me çaj eukalipti, gjatë gjithë ditës.
Trajtimi me avul
Nëse shtoni sodë në ujin që vlon, avulli do të veprojë si qetësues për kollën. Të njëjtin efekt mund të ketë edhe duke tretur në një tas me ujë, kripë deti të trashë. Gjithashtu kombinimi i mjaltit me limon, është shumë efektiv për të qetësuar kollën. Nëse vazhdon për më shumë se një javë, duhet të drejtoni tek mjeku.