Lëngu i domates është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë

Shëndetësia

Lëngu i domates është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Nuk është e lehtë të numërosh të gjitha përfitimet që ka lëngu i domates, kur bëhet fjalë për shëndetin

I freskët dhe pa aditivë, lëngu i domates është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, kështu që ka një efekt të dobishëm në imunitetin, shëndetin e dhëmbëve dhe kockave. Është i pasur me vitaminë B6, e cila besohet se zbërthen homocisteinën, një aminoacid që dëmton enët e gjakut.

Lëngu i domates ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak falë niacinës që përmban, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe stimulon tretjen.

Nutricionistët këshillojnë se është më e shëndetshme kur përgatitet në shtëpi, sepse lëngu i blerë në dyqane mund të përmbajë sheqerna shtesë që reduktojnë vetitë e tij të dobishme.

Ky është lëngu më i mirë për ushqimin e muskujve të zemrës, është i dobishëm për fëmijët, gratë dhe burrat e të gjitha moshave. Indeksi i ulët i glikemisë e vendos automatikisht lëngun e domates në listën e ushqimeve për diabetikët”, pohon nutricionistja Elena Moiseeva dhe thekson se përparësitë e tij janë përmbajtja e ulët kalorike dhe përmbajtja e lartë e kaliumit.

Megjithatë, në disa raste, lëngu i domates mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Në veçanti, te pankreatiti akut dhe gastriti.

Përveç kësaj, konsumimi i ushqimeve me niseshte siç janë patatet, orizi dhe buka mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

Në rastet kur nuk ka efekte anësore, është mirë që lëngu të pihet gjysmë ore para vaktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat