Banja ose dushi i përditshëm mund të jetë rutinë për shumë prej jush. Por a është vërtet e nevojshme kjo edhe për fëmijët tuaj? Përgjigja është jo.
Natyrisht, ka ditë kur dushi është i nevoshëm, si për shembull nëse fëmija juaj është i mbuluar me djersë ose papastërti të tjera të dukshme. Ndonjëherë mjeku mund të rekomandojë edhe larjen e përditshme, por kjo për shkak të problemeve të caktuara të lëkurës.
Por se cila është arsyeja se përse nuk është e nevojshme që të lani çdo ditë fëmijët dhe cilat janë këshillat e specialistëve, AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni më poshtë! Shpesh dushi mund të jetë i pashmangshëm për fëmijët e vegjël dhe foshnjat, por kur mundeni është mirë t’i shmangni banjot ose dushet e shpeshta.
Duke qenë se lëkura përmban natyrshëm vajra natyralë mbrojtës dhe baktere të mira, që ndihmojnë për t’i mbajtur ata të shëndetshëm, larja e shpeshtë mund të shkaktojnë tharje dhe irritim të lëkurës. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë të shmangni përdormin e sapunëve të ashpër antimikrobikë dhe në vend të tyre të përdorni sapunët e butë.