Vaji esencial i dafinës përmban shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Gjethet e dafinës janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi. Por përveç konsumit të zakonshëm në formën e gjetheve, Living ju zbulon si të bëni vaj dafine në kushte shtëpie.
Për të përgatitur vaj dafine ju nevojiten: 250 gr gjethe dafine, 1 gotë uji me vaj bajamesh të ëmbla (200ml) dhe një enë qelqi. Lani fillimisht gjethet e dafinës dhe thajini me kujdes. Shtrojini një mbi një në enën e qelqit që do të përdorni. Më pas shtoni vajin e bajameve të ëmbla. Mbylleni vazon dhe lëreni në një vend të errët për 40 ditë.
Filtroni vajin e përftuar dhe përdoreni për gjendjen e mëposhtme shëndetësore:
1.Ndihmon në rritjen e flokëve, hidratimin e skalpit të kokës dhe pengon veprimin e radikaleve të lira.
2.Ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon në trajtimin e plagëve të krijuar gjatë depilimit me brisk.
3.Ul ndjeshëm temperaturën e lartë në rast virozash stinore dhe gripi.
4.Një lugë gjelle me vaj dafine arrin të qetësojë dhimbjet premenstruale.
5.Mund ta përdorni si vaj masazhues në raste se keni dhimbje muskulare.