Nëse vuani nga koliti, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni në darkë

Shëndetësia

Nëse vuani nga koliti, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni në darkë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:24
Ilustrim

Nëse ke nevojë për më shumë fibra, këto 6 produkte të japin sasinë e duhur. Zëvendëso ushqimet e zakonshme me propozimet dhe do të dalësh jashtë rregullisht. Nëse një prej këtyre ushqimeve e konsumon çdo darkë, atëherë shumë shpejt rezultatet do të vijnë.

Zëvendëso lëngun jeshil të ambalazhuar

Me një smoothie të gjelbër që përmban fruta të pasura me fibra dhe tul perimesh, deri në 13 gramë.

Zëvendëso granolat në kos

Me dy lugë gjelle fara chia. Do jetë përsëri kërcitëse me 10 gramë fibrash më shumë, e njëjta sasi granolash ka 1 gram.

Zëvendëso mollën e zakonshme

Me mjedrat e kuqe. Duke pasur 8 gramë për filxhan, ato janë ndër frutat më të pasura me fibra, madje edhe në krahasim me mollët, që kanë gjysmën e sasisë.

Zëvendëso supën e pulës

Me një supë me perime të mbushur me fasule. Gjysmë filxhani fasule ka 6 deri 8 gramë fibër, ndërsa pula nuk ka asnjë dhe ato kanë shumë proteina të payndyrshme dhe fitonutrientë.

Zëvendëso makarona me miell të bardhë

Me makarona me miell integral. Duket si një gjë e thjeshtë, por duhet të dini që një racion, në varësi nga marka, mund të ketë trefishin e fibrave të makaronave të bardha.  Mund t’i gatuani me perime.

Zëvendëso orizin kaf

Me Quinoa. 1/2 filxhan oriz kaf të jep vetëm 1 gram fibër. Quinoa ka 3 dhe mund të përdoret kudo ku përdor oriz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat