Zakonisht thonë se, me dhembje të dhëmbit, nuk ka! Sido që të jetë, nuk jeni të detyruar ta duroni këtë dhembje. Luftojeni atë me preparate natyrore.
KRIPA DHE PIPERI I ZI
Që të dy këta përbërës kanë veti antibakteriale, antiinflamatore dhe analgjetike (d.m.th. e largojnë dhembjen) - Përzieni sasi të njëjta të kripës dhe piperit të zi, duke shtuar disa pika ujë, sa për të formuar një si qull. - Vendoseni këtë qull në dhëmbin që ju dhemb dhe lëre që të rrijë për disa minuta. - Bëjeni këtë disa herë në javë.
HUDHRA
Hudhra është një antibiotik natyror, që e largon edhe dhembjen e dhëmbit. - Përziejeni një thelb të shtypur të hudhrës me pak kripë dhe vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb. Nëse preferoni, mund ta përtypni një a dy thelpinj hudhre. - Përsëriteni këtë për disa ditë.
KARAFILAT
Karafilat kanë veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antioksiduese, por veprojnë edhe si anestetikë. - Bluani dy karafila të tërë. Shtoni pak vaj ulliri, apo të perimeve dhe vendoseni në vendin ku ju dhemb dhëmbi. - Mundeni edhe ta merrni një copë pambuku, ta zhytni në vaj karafili dhe ta fërkoni me të dhëmbin që ju dhemb. - Përziejeni një thelb të shtypur të hudhrës me pak kripë dhe vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb. Nëse preferoni, mund ta përtypni një a dy thelpinj hudhre.
QEPA
Qepët kanë veti antiseptike dhe antimikrobike, të cilat e luftojnë dhembjen e dhëmbit. - Sapo t'ju paraqitet dhembja e dhëmbit, përtypni qepë të freskët disa minuta, për ta larguar dhembjen. - Nëse nuk mund ta përtypni, vendoseni një copë qepë të freskët në dhëmbin që ju dhemb.
KATRORËT E AKULLIT
Akulli mund të ndihmojë në largimin e dhembjes së dhëmbit, duke mpirë mbaresat nervore. - Mbështilleni një copë të vogël të akullit në një leckë të hollë. Mbajeni në faqe afër dhëmbit që ju dhemb për disa minuta. - Një teknikë e akupresurës preferon që ta fërkojmë akullin midis gishtit të madh dhe atij tregues, për disa minuta, për ta larguar dhembjen e dhëmbit.
UJË I NGROHTË ME QEPË
Një gotë e thjeshtë me ujë të vakët me kripë mund t'ju ndihmojë në largimin e dhembjes së dhëmbit. Përzieni gjysmë luge kripë kuzhine në një gotë me ujë të vakët dhe përdoreni atë ujë për shpëlarjen e gojës. Kjo do ta zbusë ënjtjen dhe inflamacionin.