Gripi është një sëmundje që shkaktohet nga virusi i gripit dhe mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar. Virusi i gripit pëson mutacione, si rrjedhojë vaksinimi i përvitshëm është mënyra më e mirë për të krijuar mbrojtjen e duhur ndaj tij
Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu te njeriu. Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje te grupet me risk të lartë.
Vaksina ndaj gripit: përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit. Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup: dy javë pasi është bërë vaksina, mbrojnë ndaj infeksioneve nga viruset të cilat janë të ngjashme ose të njëjta me ato me të cilat është prodhuar vaksina.
Vaksina ndaj gripit rekomandohet të kryhet: çdo vit, për çdo individ > 6 muajsh e lart, dhe në veçanti për grupet e riskut të cilat janë: gratë shtatzëna, të moshuarit > 60 vjeç, të sëmuret me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël, si dhe personeli shëndetësor.
Vaksinimi ndaj gripit duhet të kryhet përpara, në fillim dhe gjatë sezonit të gripit. Pra, për sa kohë që viruset janë në qarkullim vaksinimi mund të bëhet gjatë gjithë sezonit të gripit.
Po, kundërtrupat e zhvilluar në përgjigje të vaksinës ndonjëherë mund të sigurojnë mbrojtje kundër viruseve të ndryshëm të gripit që lidhen me njëri-tjetrin, pavarësisht se nuk përputhet maksimalisht me viruset që qarkullojnë.
Vaksina ndaj gripit nuk mund të shkaktojë gripin pasi ajo nuk përmban asnjë virus të gjallë. Ajo përmban vetëm strukturat sipërfaqësore të virusit dhe jo pjesëzat infektuese të tij.
Mendimi se vaksina shkakton gripin mund të lindë si rezultat i keqinterpretimit të ndodhive të lehta të padëshiruara të shkaktuara pas vaksinimit ose nga infeksionet respiratore të shkaktuara nga viruse të tjera, të cilat mund të shkaktojnë simptoma “të ngjashme si gripi”.
Në 10 vitet e fundit, vaksina ka dhënë mbrojtje të mirë ndaj gripit dhe ajo është akoma mënyra më e mirë për të luftuar atë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka quajtur vaksinimin bashkë me ujin e pijshëm si dy ndërhyrjet që kanë impaktin më të madh te njerëzimi. Vaksinimi funksion.
Çfarë duhet të dini për gripin
Gripi mund të jetë një sëmundje serioze që mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shtrime në spital dhe ndonjëherë deri në vdekje.
Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje.
Gripi transmetohet nga njeriu te njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.
Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët, 1 ditë përpara se simptomat të shfaqen. Ai vazhdon të jetë infektues për 5-7 ditë pasi është sëmurur. Simptomat shfaqen 1-4 ditë, pasi virusi është futur në organizëm.
Kjo do të thotë që mund t’ia transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, si dhe e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë.
Individë të tjerë mund të jenë të infektuar me virusin e gripit, por nuk kanë simptoma. Gjatë kësaj periudhe këta individë mund të transmetojnë virusin e gripit te të tjerët.
Çdokush mund të sëmuret nga gripi dhe mund t’ia transmetojë kujtdo-edhe pa patur ndonjë simptomë.
Gripi mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.
Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndiheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë te mjeku.