Ekspertët e gjumit tregojnë arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Shëndetësia

Ekspertët e gjumit tregojnë arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Të ndihesh i përgjumur kur bie zilja e alarmit është gjëja e fundit që ju nevojitet kur iu pret një ditë e ngjeshur.

James Wilson, një praktikues i gjumit dhe bashkëthemelues i “beingwellfamily”, i di të gjitha truket për t’u zgjuar duke u ndjerë më i freskët.

Ai tha se përgjumja në mëngjes është në fakt diçka për t’u shqetësuar dhe për ta evituar atë, ju duhet të zgjoheni në dritë natyrale.

Shumica e njerëzve zgjohen në dhomë më të errët dhe kjo sipas tij bën që të ndiheni të lodhur edhe pasi të jeni zgjuar.

Wilson sugjeron që të bëni një rutinë zgjimi, që do ta praktiktoni vazhdimisht, shkruan The Sun.

“Kontrolloni emailet tuaja dhe përgjigjet e mediave sociale. Kjo aktivizon trurin tuaj shumë shpejt dhe nuk e lë trurin tuaj të kalojë procesin që i nevojitet”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se edhe mungesat si vitamina D ose hekuri, pastaj stresi, ankthi, dieta e varfër, mungesa e ushtrimeve janë gjithashtu probleme të zakonshme dhe faktor të cilët ndikojnë që ju të ndiheni të lodhur pas gjumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat