Është sezoni i trangujve, e ne ju sjellim arsye të mjaftueshme pse duhet t'i hani për çdo ditë
SHTON ENERGJINË
Nëse ju mungon energjia dhe ndiheni të plogësht, në vend të pijeve energjike, që nuk janë aspak të shëndetshme, përcaktohuni për trangujt. Shkaku i vitaminave B dhe karbohidrateve, trangujt ju sigurojnë energjinë e nevojshme.
HIDRATON TRUPIN DHE ELIMINON HELMET
Pasi përmbajnë sasi të madhe të ujit, trangujt i ndihmojnë trupit t'i largojë helmet e panevojshme. Në këtë mënyrë kjo perime ruan shëndetin e veshkave dhe mëlçisë.
ZVOGËLON RREZIKUN NGA KANCERI
Falë përbërësve që i posedon, trangujt pakësojnë rrezikun për t'u prekur nga disa lloje të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, prostatës, vezoreve dhe mitrës.