Gratë që vuajnë nga zemra pësojnë humbje kujtese më shumë se burrat

Shëndetësia

Gratë që vuajnë nga zemra pësojnë humbje kujtese më shumë se burrat

Më: 6 janar 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Sipas një studimi, gratë e moshës së mesme me sëmundje zemre vuajnë më shumë se burrat nga problemet e kujtesës.

Studiuesit amerikanë bënë këtë zbulim të fundit edhe pse burrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Shkencëtarët analizuan 1,857 vullnetarë, të cilët ishin të moshës 50 deri në 69 vjeç.

Pjesëmarrësit u vlerësuan për tre vjet dhe iu nënshtruan testeve për kujtesën, gjuhën etj.

Sëmundja e zemrës u shoqërua me një rënie më shumë se dyfish më të madhe në kujtesë për gratë krahasuar me burrat. GR

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat