Ekspertët nga Universiteti në Harvard kanë vërtetuar se pacientët që kanë konsumuar fruta me lëvozhgë të fortë, 4-5 herë në javë, për 34 për qind më pak rrezikohen nga kanceri në prostatë, në krahasim me personat që këto ushqime i kanë përdorur më rrallë.
Studimi ka zgjatur 26 vjet, ndërsa që është publikuar në revistën mjekësore "British Journal of Cancer".
Edhe studimet e mëhershme frutat me lëvozhgë të fortë i kanë ndërlidhur me përmirësimin e ndjeshmërisë në insulinë dhe me zvogëlim të rrezikut për diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut.
Rezistenca në insulinë është faktor i njohur për përparim të shpejtë të kancerit në prostatë.