Bulizmi në fëmijëri lë pasoja në moshën madhore

Shëndetësia

Bulizmi në fëmijëri lë pasoja në moshën madhore

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Ngacmimi në shkollën e mesme çon në rezultate më të këqija më vonë në jetë për viktimat e abuzimit.

Personat e ngacmuar gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, sipas një hulumtimi të zhvilluar së fundmi.

Bulizmi rrit probabilitetin për të qenë i papunë në moshën 25 vjeçare me rreth 35 për qind; ndërsa për ata që janë në punë, ai redukton të ardhurat me rreth 2 për qind, kanë gjetur hulumtimet e reja.

Ngacmimi i vazhdueshëm dhe i dhunshëm ka pasojat më të këqija.

Hulumtimi i fundit e konsideron rëndësinë e ngacmimit si një faktor të madh rreziku për shëndetin e dobët fizik dhe mendor.

40 për qind e njerëzve të moshës mbi 25 vjeç të cilët ishin ngacmuar, pësuan probleme të shëndetit mendor.

Ekipi analizoi të dhëna konfidenciale të mbi 7,000 nxënësve të moshës 14-16 vjeçare nga Studimi Gjinor i të Rinjve në Angli. Të dhënat përbëheshin nga informata se sa shpesh fëmijët ishin ngacmuar dhe çfarë lloji të ngacmimeve ata përjetuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat