Sipas një studimi laboratorik të publikuar në “Journal of Nature Products” të bërë nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, disa përbërës të kanabisit parandaluan COVID-19.
Dy komponimet që gjenden zakonisht në farat e kërpit të quajtura acid kanabigerolik, ose CBGA, dhe acid kanabidiolik ose CBDA u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar coronavirusin, thanë studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit.
Gjatë studimit, ata punuan me proteinat ‘spike’ të gjetura në virus dhe bllokuan një hap që patogjeni përdor për të infektuar njerëzit. Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve Alfa dhe Beta të virusit në laborator por studimi nuk kishte të përfshirë dhënien e suplementeve te njerëzit ose krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk i përdorin.
Këto rezultate do të duhet të konfirmohen njëher te kafshët dhe më pas te njerëzit dhe nuk është e sigurt që do të konfirmohen.