Cilat janë 4 zakonet e këqija që jua shkurtojnë jetën me 6 vjet

Shëndetësia

Cilat janë 4 zakonet e këqija që jua shkurtojnë jetën me 6 vjet

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:33
Ilustrim

Katër zakonet kryesore të pashëndetshme, pirja e duhanit, dieta e varfër, mungesa e stërvitjes dhe konsumimi i madh i alkoolit, i heqin njeriut mesatarisht rreth gjashtë vjet jetë, sipas një studimi të ri shkencor kanadez.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Doug Manuel i Universitetit të Otavës, i cili botoi punimin në revistën mjekësore PLoS Medicine, vlerësuan se këto katër zakone të këqija ishin përgjegjëse për rreth gjysmën e të gjitha vdekjeve të parakohshme.

“Sjelljet e pashëndetshme rrisin ndjeshëm jetëgjatësinë dhe këto katër janë kërcënimi më i madh”, tha Manuel, i cili zhvilloi një algoritëm të ri të veçantë për të bërë llogaritjet.

Më konkretisht, vlerësohet se një e katërta (26%) e të gjitha vdekjeve të parakohshme janë për shkak të pirjes së duhanit, një e katërta tjetër (24%) nga pasiviteti fizik, 12% nga një dietë e pashëndetshme dhe 0.4% nga alkooli i tepërt.

Për meshkujt duhani është faktori më i madh i rrezikut, duke zbritur mesatarisht 3.1 vite jetë, ndërsa për femrat mungesa e ushtrimeve fizike ju heqin rreth tre vjet.

Ata që bëjnë jetë më të shëndetshme, duke thyer të katër zakonet e pashëndetshme, kanë një jetëgjatësi prej gati 18 vitesh, krahasuar me ata që ndjekin në masë të madhe të katër sjelljet jo të shëndetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat