Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.
Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.
Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.
Sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.
Merrni më shumë hekur
Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm.
Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Ushqimet e pasura me hekur janë, mishi, peshku, vezët, frutat e thata, brokoli si dhe bizelet.
Më shumë Folat
Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës, shkruan agroweb.
Ushqimet e pasura me Folat janë, spinaqi, orizi, kikirikët, fasulet si dhe sallatat jeshile.
Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.
Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.
Ushqimet e pasura me Vitaminë A, gjithashtu janë të rëndësishme për të rritur hemoglobinën në gjak.