Shtogu, një bimë me veti medicinale është përdorur ndër vite si një kurë natyrale kundër gripit, ftohjes, problemeve me sinuset e bllokuara, inflamacionet dhe alergjitë.
Lulet e shtogut rrisin sistemin imunitar dhe falë flavonoideve dhe ekstraktit paksa të hidhur të kësaj bime, simptomat e gripit zhduken ende pa u shfaqur mirë.
Këto lule kanë veti natyrale anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këto përmbajnë vitamina A, B dhe C të cilat stimulojnë sistemin imunitar.
Doza e rekomanduar për fëmijët është një lugë çaji nga ky shurup ose gjymë luge, ndërsa për të rriturit është pak më e lartë, një lugë gjelle, shkruan Living.
Ju mund ta merrni atë çdo ditë për të parandaluar sëmundjet, ose mund të dyfishoni dozën kur jeni të sëmurë.