Parandalojeni kancerin e zorrëve me ndihmën e këtij ushqimi

Shëndetësia

Parandalojeni kancerin e zorrëve me ndihmën e këtij ushqimi

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Nëse kapsllëku për shumicën është temë tabu për të cilën pak flasim me të tjerët, është e vërtetë se ky problem prek shumicën e njerëzve. Shkaqet mund të jenë mungesa e lëvizjes, stresi, mosha, ilaçet, disa vitamina, konsumimi i pakët i fibrave dhe ujit në ushqim.

Gjatë kësaj gjendjeje, njeriu nuk mund të ndihet rehat në lëkurën e vet. Sipas statistikave, çdo i dhjeti person ka probleme me zbrazjen e rregullt të zorrëve. Me rëndësi është të përdorni ilaçe natyrale, e midis tyre është një lloj i xhemit. Pacientët që kishin lënguar nga kapsllëku kishin konsumuar një lugë të madhe në ditë, që u kishte shtuar zbrazjen e zorrëve dhe ka pakësuar nevojën për laksativ.

RECETA PËR XHEMIN ÇUDIBËRËS

Përbërësit: 150 gramë hurma, 150 gramë kumbulla të thata, 1,5 gotë ujë të vluar Përgatitja: Preni hurmat dhe kumbullat e thata në pjesë. I hidhni në ujë të vluar dhe i zieni derisa masa të trashet. Sasia e fituar duhet të mjaftojë për rreth 20 porcione me nga 1 lugë. Ky xhem është shumë i dobishëm për të gjitha moshat. Mund ta konsumoni si të vetëm, ta lyeni në bukë, ta shtoni në jogurt, flluska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat