Kumbullat e thata janë një burim i paçmuar i shëndetit. Ndërsa duken si rrush i madh dhe i zi, pjesa e brendshme e tyre ofron përfitime të shumta shëndetësore.
Ato ndihmojnë kundër kapsllëkut
Një filxhan me kumbulla të thara ka deri në 12.4 gramë fibra. Janë këto fibra që do të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kronik. Studimet tregojnë se pacientët me kapsllëk kronik përjetuan një shërim më të mirë nga gjysmë filxhani kumbulla të thata në ditë sesa nga fibra psilium.
Shpëtimi në osteoporozën, arterosklerozën dhe mpiksjen e gjakut
Nëse trupit tuaj i mungon vitamina K, kërkoni kumbulla të thara. Përkatësisht, një porcion me kumbulla të thara siguron 129 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës K, e cila ndihmon ndjeshëm në koagulimin e gjakut.
Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës K te të moshuarit lidhet me osteoporozën dhe arterosklerozën.
E domosdoshme për shëndetin e syve
Përveçse janë të pasura me vitaminë K, ato janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminë A. Një porcion me kumbulla të thara përmban 27 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës A. Prandaj, kumbullat e thara janë një zgjedhje e mirë për shëndetin e syve - vitamina A përmirëson shikimin gjatë natës dhe mbron kornenë, dhe është e dobishme dhe për sistemin e imunitetit në tërësi.
Ato ulin nivelet e sheqerit në gjak
Kumbullat e thara mund të ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2. Ato janë të larta në fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit të sheqerit në gjak duke reduktuar kohën e mbajtjes së ushqimit në stomak.
Fibrat e tretshme dhe flavonoidet, të cilat janë gjithashtu të pranishme në sasi të konsiderueshme te kumbullat e thara, kanë një rëndësi të madhe, pasi ato kontribuojnë në rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës.
Ato janë thelbësore për lëkurën dhe flokët tanë
Vitaminat dhe mineralet e pranishme në kumbulla kontribuojnë në bukurinë dhe shëndetin e lëkurës duke reduktuar procesin e plakjes dhe ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave. Hekuri është gjithashtu një thesar, mungesa e të cilit mund të shkaktojë rënie të flokëve.
Ajo që duhet t'i kushtoni patjetër vëmendje është fakti që ato përmbajnë shumë kalori. Vetëm gjashtë deri në tetë copë përmbajnë deri në 150 kalori. Një filxhan i tërë me kumbulla të thata ka pothuajse 500 kalori! Duke qenë se do të jeni të “ngopur” dhe do të plotësoni nevojën tuaj për sheqer, konsumimi i moderuar mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.