Gjatë verës sandalet janë ato që më së shpeshti i vini në përdorim. Thembrat e shputave nuk janë aspak detaj i këndshëm dhe për këtë arsye ju sjellim recetën kundër thembrave të pëlcitura.
Përbërësit: Një gotë mjaltë organik; 1-2 e lugës qumësht me yndyrë; Lëngun e një portokallit të shtrydhur.
Vloni për pak mjaltin në ujë të ngrohtë, ta keni më të lehtë ta përzieni në qumësht dhe lëngun e portokallit.
Përzieni derisa të fitoni një masë të përbashkët. Para përdorimit të melhemi, thembrat i gërryeni me gurin e thembrave, vendosni një shtresë të hollë dhe bëni masazh, e më pas e lini për 45 minuta në mënyrë që lëkura ta thithë.